Ish presidenti Bamir Topi ka folur në rubrikën Opinion lidhur me ngjarjet e fundit politike, ku tha se nëse brenda Parlamentit s’do të ketë reflektim, do të krijohet një grupim tjetër politik.
Shihni rihapje të Gërdecit?
Bamir Topi: S’dua ta shoh punën e SPAK-ut me selektivitet të politikës. Jo. Do të ishte gabim të paragjykohet një institucion që po luan politikisht. Dua ta shoh SPAK-un si një institucion të pandikuar nga politika. Ata janë njerëz që sytë e publikut janë atje, e duhet lënë të punojnë. Do të kemi kohë e do të diskutojmë.
Kur dëgjuat lajmin për shpalljen non grata të Berishës, cili ishte perceptimi i parë?
Bamir Topi: Thotë një shkrimtar i famshëm, unë skam vrarë njeri, por para një lajmërimi për vdekje nuk është e thënë që të hidhërohem. E kam fjalën që ka qenë një episod, që për politikën shqiptare s’është moment i bukur. Nuk është moment i mirë dhe për një ish-bashkëpunëtor.
Zoti Berisha thotë që vendimi është bazuar nga vendime jo qeveritare.
Bamir Topi: Ai e di mirë sepse atë punë e ka bërë vetë më para, kur ka qenë kryeministër. Është marrë shumë me institucionet e lobingut.
Deklaratat e Kim, si i komentoni?
Bamir Topi: Mund të them që për të futur logjikën se shoh që bëhen diskutime që mbyllen aty për aty, duhet futur logjika në lojë dhe duhet futur analiza e thellë. SHBA-të, nuk kanë shumë kohë të merren me një individ. SHBA-të janë lider botërorë, kanë probleme të mprehta në nivel global. E kanë në filozofinë e tyre që nuk merren me individë, por institucionet. Por kanë parë në Shqipëri që mungon aleati alternativ. Ju mendoni që Shqipëria në të ardhmen do të jetë Edi Rama. Ata janë drejtuar atje sepse shikojnë zotin Basha si institucion, janë drejtuar atje, për të bërë një zgjidhje të hapur, nëse do të jetë partner e nëse jo.
Unë besoj që Basha s’do të jetë partner për të ardhmen. Të gjithë së bashku, duhet ta shohim këtë situatë jo si një situatë që i takon 2-3 personave, sepse kështu e kemi parë. Në fund fare rezultati ka qenë defiçent në demokraci. Zoti Basha sot është kryetar i një opozite që ka rritur disa numra në parlament. Por ai është më i dobët seç ka qenë. Është një lider pa zë. Provë më të qartë se si është rrënuar demokracia në këtë vend, është po të shohësh PD, ku asnjë nga themeluesit s’është atje. Mos u habisni nëse Berisha i qëndron konseguent vendimit të tij për të shkuar në Parlament.
Do të bëhen kurban marrëdhëniet e PD me SHBA?
Bamir Topi: Do të ketë zhvillime në Parlament. Unë kam një skenar tjetër, nëse brenda Parlamentit s’do të ketë reflektim, do të krijohet një grupim tjetër politik. Ky është mendimi im. Kjo që po them është e rëndësishme, sepse të jesh në Parlament të shohësh një pozicion reflektar ndaj partnerit kryesor, e të vazhdosh me linjën e PD, do të dalin disa të tjerë e do të japin një grupim tjetër politik në Parlament.
Lideri aktual i PD nga ana tjetër do të marrë përsipër këtë marrëveshje nëndheshme që ka pasur me Berishën. Vendimet e tij janë bërë në bashkëpunim me Berishën. Grupi që do të dalë, do të ketë forcën e atij grupi që do të jenë të veshur si deputetë. Jam i bindur që një grup tjetër, ndoshta më i madh nga ai që i shkon linjës së Bashës, do të krijohet në parlament.
Mendoni se shpallja e Berishës non grada, do të ishte një arsye për të dalë nga politika?
Bamir Topi: Një njeri nëse ikën nga politika ikën në mënyrë normale. Ju mbaroni emisionin, por unë mbrapa kam të gjitha kostot. Unë po flas për një personazh që i atribuon vetes që është në krahun e djathtë në atë krah që jam dhe unë. Jam i shqetësuar për fatet dhe interesin publik. Shumë njerëz janë të pavëmendshëm për çka po ndodh. Shumë po i gëzohen plazheve, e drejtë e tyre kjo, por plazheve janë edhe ata që duhet të ishin në detyrë. Është dikush që këtë demokraci po e mban peng.
Pra, mungesa e koishencës që është larg shqiptarëve, është e freskët te amerikanët. Ai individ politikisht sipas meje, nuk është më për garë. Jo. Të gjithë personazhet e asaj moshe tërhiqen. Por ky është pengu i demokracisë. Është kosto e asaj partie e çdo gjë. Me këtë kosto historia s’do të qëndrojë statuko por do të ketë zhvillime në politikë.
Deklaratat e Berishës që nëse një do të mbesë do të jem një prej tyre. Mesazh për Bashën?
Bamir Topi: Një njeri e gjykon për ato që ka bërë e bën, por edhe në subkoishiencë. Basha ka dëshmuar që është një personazh jo luajal, kështu që jam i bindur që brenda tij ka një betejë të fortë, të brendshme psikologjike. Basha mund të jetë njeriu më pagjumë mes njerëzve që merren në politikë. Sepse është në dilemën si do të veprojë. Është njeriu më i pavendosur e do të rrënohet politikisht.
Si e patë procesin zgjedhor brenda PD?
Bamir Topi: Po të them që s’e kam parë. S’kam pasur interes, sepse gjërat diheshin si dot ë shkonin. Gara ishte farsë e dëm i bën vetëm PD. I bën keq edhe njerëzve të thjeshtë që i ndesh rrugës. Drama fillon jo kur ndodh, por aty kur s’ke më shpresë. Ata janë në gjendjen që s’kanë më shpresë. Lideri i tyre jo vetëm i ka tradhtuar, por nuk garanton më asgjë për të ardhmen. Nëse futesh në një garë, duhet ta dish që futesh në një garë kur gjërat janë të paravendosura.
Ky është një ritual shumëvjeçar në PD, që gjërat i ka paracaktuar një individ. Berisha duhet të thoshte unë kam bërë moshën time dhe do hap rrugën. Mendoni se janë të kënaqur partnerët që kanë këtu një individ që drejton gjithçka? Që kemi pasur një parlament monist? Kjo është pjesa e dukshme. Njerëzit ose janë konfirmuar ose janë mësuar. Nëse ka nevojë ky vend, ka nevojë të kthehet në vitin 1990. I ka humbur dëshira për të reaguar. Nuk shkohet më në këtë mënyrë.
Diskutime rreth kësaj post