Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se do vazhdojë mosbindja e opozitës në Kuvend, teksa paralajmëroi se nuk do ketë seanca normale.
Në një intervistë televizive Bardhi tha se të gjithë deputetët opozitarë kanë rënë dakord për të vazhduar aksionin në Parlament.
“Në parim nuk përjashtohet asnjë akt nga aktet ekstreme të sakrificës të deputetëve të opozitës deri në përmbushjen e kërkesave tona. Të gjitha këto opsione janë hedhur në tryezë dhe janë miratuar në parim nga deputetët e PD. Siç e thashë, do jetë grupi që do të vendosë nëse ne do kalojmë në një përshkallëzim të aksionit tonë në Kuvend. Pra, është një vendimmarrje që e merr grupi parlamentar, por secili prej nesh ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në secilin nga skenarët që ju përmendët.
Ajo që dua të konfirmoj është se grupi parlamentar ka gjykuar që prioritet në atë moment do të duhet të jetë përballja me regjimin e Edi Ramës. Secili prej nesh janë të ndërgjegjësuar, pra të 43 deputetët janë të ndërgjegjësuar që vetëm bashkimi i PD do ta forconte PD-në. Vijimi i konfliktit dhe përçarja brenda PD dhe vetë opozitës e dëmton PD-në, e dobëson PD-në, prandaj dhe duhet të jetë temë diskutimi në mbledhjet e ardhshme. Sa i takon vendit se ku zhvillohen mbledhjet, ka zero vlerë vendi se ky i zhvillojmë ne mbledhjet”, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post