Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga situata ku ndodhet sot është që të rinjtë të mbushin sheshet dhe rrugët me pankarta, për t’i thënë jo të keqes.
Gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, Basha u shpreh se gjëja e parë që duhet konstatuar është që rinia të nxitet të marrë pjesë në votime por edhe në procesin politik.
“Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë.
Unë kam besim dhe shpresë që ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor. Çfarë dinë ata që erdhën të kërkojnë votën këtu për dëshirat, ëndrrat dhe nevojat tuaja? Asgjë! Sepse janë të vjetër. Se u bë kohë që po merren vetëm me veten e tyre dhe me njëri tjetrin. Unë kam një plan si mund të përballem me këtë nga pikëpamja politike.
Se nga pikëpamja njerëzore e thashë. Por nga pikëpamja politike, gjëja e parë që duhet të konstatojmë është se rinia është e mërzitur dhe nuk merr pjesë në votime. Rinia duhet të marrë pjesë në procesin politik”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post