Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse mund të ketë një qeveri të madhe PD-PS nëse pas zgjedhjeve asnjëra prej tyre nuk ka numrat për të bërë mazhorancën.
“Nuk do të shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën sepse ministrat e Edi Ramës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata duhet të shkojnë në opozitë dhe të distancohen nga krimi dhe korrupsioni. Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e kësaj.
Oferta nga Rama? E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Mandati i tretë për ta është për çfarë? Për të vjedhur?”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post