Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha për “Barometri” se koalicionet do të jenë të karakterit lokal.
Ai u shpreh se për këshilltarët nuk do të ketë koalicion dhe Partia Socialiste do të ketë listën e saj.
“Ne aleancat mund t’i kemi të karakterit lokal pasi ligji zgjedhor nënkupton hyrjen si parti ose koalicion me të njëjtën listë këshilltarësh sepse në Kodin Zgjedhor nuk është më skema e koalicionit që partitë rreshtohen me listat e tyre brenda një koalicioni me lista të veçanta, por përkundrazi ka vetëm një listë këshilltarësh, ndërsa përsa i përket kandidatëve ne do të bëjmë aleanca të karakterit lokal,” – tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post