Kryetarja aktuale e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e pyetur nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet vendore, u shpreh e prerë për emisionin ‘Arnautistan’ se për momentin sfidë e tanishme do të jetë fitimi i betejës me Gjykatën Kushtetuese dhe fokusi është ky drejtim.
Mirëpo, për faktin se a do të donte të rikandidonte sërish si kryetare bashkie, Ademi, thotë se është herët të përgjigjet në këtë aspekt, por si një sfidë në vete, të qenit kryetar bashkie është përveçse e vështirë, kënaqësi të punohet për qytetin e saj.
“Është herët për të dhënë një përgjigje në këtë rast. Sfidë e vështirë të jesh kryetare e bashkisë, por është diçka mbi të cilën kam vënë të gjitha, prandaj është një mund dhe e kam bërë më shpirt, edhe për qytetin tim, dhe kjo s’do të mungojë pavarësisht a do të jem apo jo më kryetare bashkie”, u shpreh ajo.
Ademi, thotë se nganjëherë ndjehet e lodhur, por në fund të ditës, njerëzit janë ata që e përkrahin për të ecur përpara.
“Ndoshta ndodh ndonjë ditë kur njeriu ndjehet i lodhur, ka shumë faktorë, në sajë të presionit politik, mosrespektimi i ligjit, presionit, porse gjithmonë „lind dielli“ në Shkodër, në darkë mund të jem e lodhur, por mbështetja që kam nga njerëzit, më kanë bërë që të vazhdoj për të shtyrë këtë sfidë”, tha Ademi.
Diskutime rreth kësaj post