Deputetja e PD, Grida Duma, ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline të gazetares Marsela Karapanço, ku u pyet edhe për lakimin e emrit të saj si një kandidate për kryetare bashkie.
Por Duma tha se nuk ishte në dijeni të këtyre zërave, teksa shtoi se nuk e ka menduar asnjëherë.
“Nuk e dija që është lakuar emri im për kryetare bashkie… nuk e kam menduar asnjëherë, absolutisht. Politika për mua është vokacion pastaj profesion”, tha ajo.
Ndërkohë e pyetur për zgjedhjet lokale dhe përgatitjen për to, ajo tha: Unë besoj te vota, që është mekanizmi më i rëndësishëm sa i përket zgjedhjes së figurave përfaqësuese. Nuk besoj te listat e mbyllura por te listat e hapura.
“Besoj se nga ana tjetër kandidatët duhet të jenë një frymë sinergjike, asnjë frakturë që të mos jetë e përfshirë.
Pavarësisht si do vijnë trajektoret e çuarjes së kandidatit të zgjedhjet lokale, vota pa diskutim.
Sa i përket reformës territoriale, ishte një ‘duhet’ dhe është një ‘duhet’. E pamë te Covidi, të gjitha zonat rurale paguanin para në dorë për të bërë një injeksion. Kur shkojmë te 92 bashkitë tregon se rritja e numrit i afrohet më shumë qytetarëve që kanë nevojë për shërbime.
Ca janë njësitë administrative të sotme? Se u ka ndryshuar emrin, ka ndryshuar cilësia? Këto kanë hequr konceptin e demokracisë dhe delegimin e pushtetit”, u shpreh Duma.
Diskutime rreth kësaj post