Kryetari i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu thotë se nuk e sheh veten si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në një intervistë televizive, Mediu u shpreh se opozita ka nevojë për figura të reja.
“Jo aspak. Nuk e shoh veten si kandidat. Jam te ai pozicion që, mendoj që roli i lidershipit politik të opozitës është që të luftojë në mënyrë të bashkuar për të ndryshuar këtë regjim, por që duhet t’i japë mundësinë, të hapë krahun për atë qeverisje që ka nevojë vendi.
E them fare hapur, ka ardhur koha që ne duhet t’i kthejmë rinisë shqiptare, atë që rinia shqiptare na e dha në vitin 1990. Të drejtën e tij për të qeverisur, për të qenë pjesë e politikës dhe për të drejtuar qeverisjen e vendit”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Mediu deklaroi se nuk ka ndërhyrë në negociatat që po zhvillohen midis Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore.
Diskutime rreth kësaj post