Shemsi Prençi thotë se nuk do të kandidonte n? Kamzë për grupimin e Enkelejd Alibeajt, nëse ky i fundit do t’ia kërkonte diçka të tillë.
Në një intervistë televizive, Prençi u shpreh se nuk mund të ketë dy kandidatë nga PD-ja për çdo bashki të vendit.
“Kurrë, jo. Vetëm po të binin dakord të gjithë. Atëherë do t’ju garantoja fitoren. Me çdo kusht, këtë e bëj. Por unë të shkoj dhe të kandidaj për partinë e Alibeajt, përballë një kandidati të partisë së Rithemelimit?
Kurrë nuk do ta bëj, nuk e bëj kurrë, në mënyrë kategorike. Ka nevojë edhe për sinqeritet politika, pavarësisht se dominon mashtrimi”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post