Ish-ministri Tritan Sheu nuk kaloi Komisionin e vlerësimit të figurave të kandidatëve në PD. Ndërkohë ende nuk është bërë publike nëse ai do të kandidojë apo jo për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për emisionin ‘Hard Talk’m Shrhu u shpreh se vetëm një person e ka në dorë nëse ai do jetë apo jo kandidat.
-Po ju do jeni kandidat për deputet apo jo?
-Unë kam qenë kryetar i PD. Padyshim në gjithë Partitë demokratike të botës për ish-kryetarin, vendos kryetari aktual. Askush tjetër nuk mund të vendosë për ish-kryetarin e PD përveçse kryetarit aktual.
-Domethënë e lini vetëm në dorën e Bashës?
-Absolutisht, është një rregull në gjithë partitë demokratike të botës.
Diskutime rreth kësaj post