Ditët e fundit po përflitet se gazetari Milaim Zeka do të kandidojë në zgjedhje në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Zeka në një përgjigje për Express tha se nuk ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e jetës politikës në Kosovë, por konfirmoi se ai është në bisedime me të gjitha partitë politike.
“Nuk kam vendosur hala, nuk kam vendos së pari a do të kyqem në politikë, ofertat janë gjithandej, tash jam në Suedi për momentin. Kam bisedime me shumë parti politike por nuk kam vendos akoma se a do të hyjë apo jo në politikë”, tha Zeka.
Madje ai thotë se vendi do të shkojë prapë në zgjedhje, nuk do të përfundojë vetëm me këto që pritet të mbahen në muajt e ardhshëm.
“Analiza ime është që do të shkojmë prapë në zgjedhje të reja, do të kem zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Po, kam biseduar me partitë politike, ato janë biseda interne. Me të gjitha partitë politike qe 6 muaj kam qenë në biseda. Nuk jam njeri që kam vija të kuqe me ndonjë parti politike, përveç me Listën Serbe”, tha Zeka.
Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.
Diskutime rreth kësaj post