Këngëtarja e njohur Fifi i ka surprizuar të gjithë me pamjen e saj të re, ku shfaqet shumë kilogram më pak. Këngëtarja ka zbuluar se rënien në peshë e kishte të nevojshme për arsye shëndetësore.
“Kur shtova më thoshit fuçi uthulle, tash pasi humba, s’po ju pëlqen. Por e vërteta është se s’e kam bërë për asnjeri këtë ndryshim tek vetja jem, as me m’gjyku a me m’tregu a ma mirë kështu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm!”, – është shprehur Fifi.
Mirëpo teksa e pyesin për pamjen e re, ka edhe nga ata fansa që duan të dinë se nëse do të ishte e gatshme apo jo Fifi të jetonte me vjehrrën në një shtëpi.
“Fifi, meqënëse të pëlqejnë familjet tradicionale, a do jetoje në një shtëpi me vjehrrën?”, ishte pyetja. Ndërsa, Fifi iu përgjigj: “Andërr e kom me e pas vjehrrën shoqe dhe normalisht që do jetoja me kënaqësinë ma t’madhe n’botë!”.
Ndërsa përsa i përket arsyes se përse nuk publikon foto më të dashurin në rrjett sociale, Fifi përgjigjigjet me sahaka se ka frikë se ia marrin mësysh.
“Kur do martohesh se plasëm duke parë story mos hedhësh ndonjë foto me ndonjë djalë”, e pyet njëra prej ndjekëseve, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “Me u martu s’e di, e as me nxjerr s’ma merr menja që e nxjerri se m’i bini msysh”.
Diskutime rreth kësaj post