Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në një program televiziv, ku foli edhe për disa aludime, se Samir Mane mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër.
Fevziu tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi ia ka mohuar vetë Mane.
“E kam lexuar, e kam dëgjuar, meqenëse Batoni e tha, është absolutisht e pavërtetë, kur fola më tha (Samiri) as më ka shkuar në mendje dhe as do e pranoja.
Me një mikun tonë të përbashkët e kisha këtë diskutim, që shpeshherë për të fituar zgjedhje duhet të kesh një njeri normal, të mos bëjë veprime absurde. Nëse ka një garë për agresivitet është e vështirë. Një njeri i zakonshëm duhet ta mundë.
Pse një milioner, me biznese që i ka edhe jashtë Shqipërisë, përse do të riskojë për tu marrë me politikë?”, tha Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post