Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe diskutimet që po bëhen për praninë apo jo të tij nesër në Kuvend.
Në vijim të analizës së tij, avokati u shpreh për Fax se ishte e drejta e Berishës të ankimonte këtë vendim dhe se përderisa ndaj tij nuk ka asnjë provë të dhënë për ndonjë veprimtari kriminale apo ndonjë vendim gjykate atëherë nuk ka asgjë që e pengonte për të hyrë në parlament.
Jo vetëm kaq, por ai shtoi se edhe persona të tjerë që janë në listën e SHBA-së për t’u shpallur non-grata, po japin dorëheqjen nga mandati i deputetit.
“Shpallja non-grata është një akt administrativ që SHBA e ka hedhur kohët e fundit. Ka pasur edhe raste të tjera për shembull Gjukanoviçi i cili nuk dilte jashtë Malit të Zi. U desh një takim me Hilary Clinton që të rehabilitohej dhe të hiqeshin këto pengesa ndaj tij.
Zoti Berisha e ka shpejguar vetë rastin e tij që është qoka e organizatave jofitimprurëse që kanë dëmtuar figurën e tij. Është e drejta e Sali Berishës që ta ankimojë këtë rast sepse i shërben për të mbajtur pastër dinjitetin duke pasur parasysh edhe rolin e tij në politikën shqiptare pasi të gjithë veprimet demokratike janë të lidhura ngushtësisht me të.
Unë jam i mendimit që Shqipërisë i duhet një senat i vogël. Sepse figura të cilat i kanë dhënë kaq shumë një vendi si Sali Berisha, duhet ë mblidhen në një senat dhe të japin mendimet e tyre të vyera. Sali Berisha duhet të ishte larguar që në 2013 por unë e mendoj se ai nuk e kishte të mundur sepse i nevojitej edhe PD edhe parlamentit dhe politikës shqiptare.
Di që persona të tjerë që janë në listën e personave që do të shpallen non grata po japin dorëheqjen nga mandati i deputetit njëri pas tjetrit. Ta shpallësh non grata një person që në 8 vite nuk ka pasur asnjë lloj pushteti, përpara një personi që çfarë nuk ka bërë gjatë këtyre dy mandateve, mua më duket shumë vendim i dyshimtë. Nuk besoj juridikisht të gjithë këtë akuz ndaj Berishës.
SHBA duhet të shohë se këta njerëz po sillen si talebanë ndaj popullit të tyre. Në kët pushtet taleban duhet gjetur çfarë nuk funksionojë dhe më pas të merrej me zotin Berisha. Për mendimin tim PD duhet të kërkojë nga Ambasada Amerikane shpjegim lidhur me akuzat ndaj ish kryetarit të saj. Duhet ta kishin bërë këtë” – u shpreh Cakrani.
Diskutime rreth kësaj post