Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në media pavarësisht se Big Brother VIP Kosova 2 ka mbaruar prej disa muajsh.
Ajo mori vëmendje të madhe në këtë format për shkak të humorit dhe karakterit gazmor që ka. Ish-konkurrentja së fundmi ka hyrë live në Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
Një prej tyre e pyeti nëse do të hynte sërish në Big Brother për të përjetuar si eksperiencë.
Ajobreagon menjëherë duke thënë se ka qenë shumë në Big Brother-a dhe se është lodhur nga kjo.
“Zoti mos e bëftë. U plaka nëpër Big Brother-a, në Gjermani e këtu. Ndoshta në Shqipëri hyj ndonjëherë”, u shpreh ajo.
Edona tani po punon në projekte të reja muzikore dhe një prej tyre do ta lançojë së shpejti.
Diskutime rreth kësaj post