Pedagogët e disa prej universiteteve publike në vend nuk hynë sot në grevën e urisë të paralajmëruar, pasi ende presin një garanci institucionale.
Pedagogu Klodian Dhoska tha në “Radar Informativ” se ata po kërkojnë nga garanci nga presidenca, ministria e shëndetësisë dhe institucione të tjera, pasi ata kërkojnë mbrojtje dhe greva ka rregulla të cilat ata presin të respektohen.
I pyetur nëse pedagogët janë duke kërkuar mbrojtje sepse ata apo familjarët e tyre kanë marrë kërcënime, Dhoska tha se deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur, por theksoi rëndësinë e çështjes. Ai nuk e përjashtoi mundësine e një dialogu me kryeministrin Edi Rama, nëse ky i fundit e kërkon diçka të tillë.
“Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Nuk kemi kontakuar me presidentin. Jemi në pritje të dialogojmë me kryeministrin. Të ngrejë grup pune, por të paktën ta marrë me seriozitet”, tha pedagogu.
Dhoska bëri me dije gjithashtu se mbi 70% e universiteteve e kanë firmosur peticioni dhe pavarësisht se ka shumë pedagogë që nuk kanë dalë në protestë, ata janë pro kërkesave. Ai informoi gjithashtu se ne grevë do të jenë 30 ose më pak pedagogë.
Dhoska foli edhe për kolegët që vazhdojnë mësimin, në një kohë që ata janë gati të hyjnë në grevë për një çështje madhore.
“Nëse këto pedagogë nuk do kenë moralin e duhur duke parë që kolegët e tyre hyjnë në grevë për një çështje madhore, le të vazhdojnë mësimin”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post