Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se Sali Berisha është në cak të mospranimit të hyrjes në Parlament.
Deklarata e Ngjelës:
“Është kryqëzim i rrezikshëm. Këta e kanë në dorë nëse do ta shkelin ligjin për të hyrë Saliu apo nuk do hyjë Saliu. Se Saliun nuk e lë neni 2 pika 2 e ligjit për dekriminalizimin që e ka ushtruar vetë ai. Problemi është se politika sot ka ardhur në një cak shumë të vështirë. Do shikojmë se si do të precipitojnë ngjarjet për të parë në ç’formë është qeveria”, shprehet Ngjela duke paralajmëruar kështu edhe krizë në politikë.
Diskutime rreth kësaj post