Për Partinë Demokratike, propozimet e opozitës parlamentare për disa ndryshim të Kushtetutës, lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mes tyre edhe propozimi për të ndaluar koalicionet parazgjedhore është një dokument i Edi Ramës.
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi në një intervistë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” tha se heqja e koalicioneve është një ëndërr e vjetër e kryeministrit Edi Rama.
“Propozimi që është paraqitur nga opozita parlamentar është një dokument i Edi Ramës, i cili përfshin ëndrrën e vjetër për të hequr koalicion. Ai gjykon se në këtë lojë do të jetë ai që do të ketë mundësi të propozojë kryeministrin. Do të mohojë jo vetëm traditën dhjetëra vjeçare që të bëjë koalicione. do t’ja lërë pazarit që nëse merr mandatin e kryeministrit të ofrojë llokmën e madhe të ndarje të tepsisë. Pra nga një marrëveshje transparente para zgjedhore kërkon të ta kthejë në një pazar paszgjedhor. Është një dokument i pastër i Ramës”, tha Bylykbashi.
Sipas Bylykbashit, propozimi i opozitës në parlament nuk përfshin lista të hapura, por propozon krijim të rajoneve.
“Nuk flet farë për listat e hapura. Propozohet krijimi i rajoneve në kushtetutë. Ne nuk jemi rajone. Rama po përpiqet të krijojë 4 rajone që do të ndahet Shqipëria. Nuk është ndarja administrative, por do ta krijojë”, u shpreh Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post