Avokati shqiptar në Londër Naim Hasani, ka zbuluar gjatë një interviste për Euronews Albania, kriteret që duhet të plotësojë ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj për të fituar azilin politik në Britaninë e Madhe.
Avokati theksoi që një person të fitojë azilin politik duhet të provojë përballë autoriteteve se jeta e tij është në rrezik në vendin e origjinës.
Sipas tij Ahmetaj duhet të provojë se nga kush ndihet i kërcënuar dhe përse ndihet i tillë.
Sipas avokatit me informacionin që mund të ketë Ahmetaj si pjesë e qeverisë, ai mund ta fitojë azilin politik në Britaninë e Madhe.
“Të kërkosh azil në Britani është një e drejtë universale e çdo personi të cilit jeta e tij është në rrezik dhe shteti nga vjen as nuk mundet dhe as nuk ka dëshirë të mbrojë jetën e tij. Ky është elementi kryesor që duhet të bind autoritetet e vendit ku kërkon mbrojtjen kombëtare, se jeta e tij është në rrezik dhe pavarësisht e kërkesës për ndihmë nga vendi ku vjen nuk i grantohet jeta.
Është një përkufizim shumë i qartë. Kriteret për t’u plotësuar janë që zoti Ahmetaj duhet të tregojë se jeta e tij është në rrezik dhe që qeveria e shtetit të tij nuk ka as mundësi e as dëshirë për ta mbrojtur jetën e tij.
Ligjet janë të barabartë të gjithë, por ajo që ndryshon është pasha e individit dhe mundësia e tij për t’i shpjeguar autoriteteve ku kërkon azil pse i rrezikohet jeta.
Në këtë rast do thosha që është një ministër me mjaft peshë në qeverinë socialiste dhe ka shumë informacion mbi punën e qeverisë shqiptare dhe në një farë mënyrë është një informacion i dobishëm për sa i përket organve ligjzbatuese për të arritur qëllimin e vënies përpara drejtësisë të atyre që kanë kryer veprimtari kriminale. Që të fitosh azil duhet të tregosh që jeta është në rrezik dhe nga kush ke frikë dhe pse”, tha avokati.
Diskutime rreth kësaj post