Analisti Nexhemdin Spahiu tha në një intervistë televizive se ka dy rrugë që mund të ndiqen për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Sipas tij, Njëra rrugë është që Kurti të dorëzohet duke e lënë veriun në duart e grupeve të dhunshme kriminale, ndërsa rruga tjetër është që i çojë në burg këto banda kriminale që kërcënojnë qytetarët e thjeshtë.
“Shtensionimi mund të ndodhë duke u dorëzuar dhe duke ua lënë Veriun forcave të dhunshme të Beogradit. Por situata mund të shtensionohet edhe duke i mundur, duke i arrestuar forcat e dhunshme, në momentin që i shkatërron ato struktura nuk do ketë kush t’i kërcënojë qytetarët në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje, të braktisin vendet e punës dhe situata do të shtensionohet dhe SHBA-BE nuk do kenë një arsye për të vënë sanksione ndaj Kosovës se do bëhen zgjedhje demokratike, do jenë të zgjedhurit legale dhe kjo është zgjidhja që synon qeveria e Kosovës”, tha analisti.
Diskutime rreth kësaj post