Gazetari Sokol Brahaj në një intervistë televizive, zbuloi detaje rreth vizitës së presidentit të Turqisë Erdogan në Greqi.
Ai tha se pritet që në takimin që do të zhvillohet të enjten mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit grek Mitsotakis të flitet edhe për çështjen e Fredi Belerit.
“Erdogan në takimin e nesërm do shkojë me disa çanta me diskutime. Dihet që ai do shkojë me një dosje shumë të madhe, por ashtu edhe Greqia ka bërë një dosje shumë të madhe. Do jetë një dialog, ku pjesë e këtij dialogu mesa kam informacione, do jetë edhe Shqipëria dhe negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku do diskutohet çështja Beleri.
Mitsotakit, Erdogan dhe Rama kanë marrëveshje e miqësi me njëri-tjetrin, unë nuk mund të them se çfarë do kërkojë presidenti turk, por di të them që është një nga temat që do të diskutohet në takimin e nesërm”,-tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post