Numri 2 i PS-së, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat tha sot se presidenti është i detyruar që të thërrasë seancën e parë plenare në fund të muajit gusht. Ai u pyet se çfarë do të bëjë Partia Socialiste, nëse Gjykata Kushtetuese nuk shprehet deri në shtator për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Balla tha se nëse Meta nuk e bën këtë gjë brenda afatit të përcaktuar, Kuvendi do të mblidhet më 9 shtator për të vijuar të gjitha procedurat.
“Kushtetuta duhet të zbatohet nga të gjithë. Ju e dini që Presidenti në fund të muajit gusht është i detyruar të thërrasë seancën e parë të Kuvendit. Nëse nuk e ushtron këtë brenda afatit, Kuvendi mblidhet vetë dhe në vlerësimin tim, Kuvendi i bie të mblidhet më 9 shtator, ku procedura e parë është verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, pastaj zgjedhja e kryetarit, dhe së fundi votimi në seancë plenare i përbërjes së këshillit të ri të ministrave dhe i programit. Në këtë këndvështrim, PS po vazhdon procesin e vet të përgatitjes për këtë mandat të ri qeverisës 2021-2025.
Ne do të thërrasim Asamblenë tonë Kombëtare brenda kësaj jave, dhe më 12 qershor do të kemi Kongresin, ku do të miratojmë programin qeverisës. Ky program do të jetë boshti, që qeveria do të prezantojë nga 9-15 shtator, që përkon me javën e parë të legjislaturës së re parlamentare”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post