Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit Basha dhe Kryemadhi i kanë shkëputur komunikimin publik me njëri-tjetrin, të paktën kështu duket publikisht.
I ftuar në Report Tv, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se kjo ‘ftohje’ lidhet me zhvillimet politike që kanë të bëjnë në brenda partive, ndërkohë që nënvizon se LSI do të bëjë një opozitë të fortë.
Duke anashkaluar aleancën me PD, Braimllari thotë se LSI po zhvillon takime me strukturat për të finalizuar një analizë të brendshme dhe më pas do të vendoset në lidhje me aksionin opozitar. Braimallari thekson po ashtu se LSI është përqendruar në zbardhjen e masakrës së 25 prillit, siç ai cilëson procesin zgjedhor. Po ashtu Braimallari tha se ato janë në opozitë me këdo që do të jetë në opozitë me këtë keqqeverisje.
‘Të dy partitë i janë nënshtruar në procesi të brendshëm. LSI është totalisht në një analizë të brendshme. Ne jemi në opozitë dhe po qëndrojmë fort që të zbardhim masakrën zgjedhore të 25 prillit. Ne patjetër jemi në opozitë me këdo që është në opozitë më këtë keqqeverisje.
Ne kemi qenë në takime me strukturat e LSI, jemi duke strukturuar procesin e analizave dhe po finalizojmë një analizë të brendshme dhe më pas do të kemi një analizë për aksionin tonë opozitar. Nuk ka asnjë tërheqje të Kryemadhit. Kryemadhi është kryetare e zgjedhur e LSI dhe së bashku me strukturat e LSI i jemi drejtuar një procesi analize dhe zbardhjen e masakrës së 25 prillit.’ – tha Braimallari.
Diskutime rreth kësaj post