Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PSD, partinë e Tom Doshit, që surprizoi në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë 3 mandate.
Komenti i Ramës:
“PSD nuk do jetë në qeveri me ne. Me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve. Ja kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Shqipërinë“, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post