Ditën e sotme u mbajt Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha, ku vajza e tij, Argita Malltezi, mbajti për herë të parë një fjalim.
I pyetur nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, ai u shpreh se Argita Malltezi thjesht mbajti një fjalim ku shprehur mendimet e veta.
“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD.
Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post