Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një takim sot në Tiranë ku është diskutuar për çështjet dhe problematikat që lidhen me marrëdhëniet midis Kosovës e Shqipërisë dhe jo vetëm.
Ndër të tjera Kurti theksoi se me fitoren e VV-së në Kosovë do të synohet një bashkëpunim sa më i madh me qeverinë Rama. Sipas tij vendet e BE kanë tregje të përbashkta ndërsa Kosova me Shqipërinë ende nuk ka.
Kurti deklaroi në takim se fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë do të ketë efekt edhe në Shqipëri. Ai bëri thirrje që shqiptarët e Shqipërisë të vijnë në administratën e Kosovës dhe anasjelltas.
Pjesë nga deklarata e Kurtit në Tiranë:
A mendoni se do të bashkëpunoni me Ramën në Shqipëri kur të vini në pushtet në Kosovë?
Qeverisë në Shqipëri, unë besoj se ndryshimet e verteta e do t’i ketë vetëm nëse ndryshon nga poshtë.
Fitorja do të ketë efekt në Shqipëri. Ne do synojmë bashkëpunimin sa më shumë, do synojmë bashkëpunimin e nëse do të mungojë do të ketë sfidim. Nuk është e mundshme dy shtete të një kombi të mos jenë të integruara sa vendet e BE. Vendet e BE kanë tregje të përbashkta e ne nuk kemi. Por ne nuk jemi të inegruar sa Hollanda me Belgjikën. Në këtë rrugë nuk na ndalon askush veç pengesave që i vëmë vetes.
Por jam optimist se kur të fitojmë të gjithë do e kuptojnë se kjo është situatë e re dhe do të përshtaten.
Në parim mirë do të ishte të kishte shtetas të Shqipërisë në qeverisjen e Kosovës, por kjo në parim. Ne duhet të gjejmë kuadro të mira për qeverinë tonë, patriotë dhe të dijshëm. Janë 2500 bashkëqytetarë që janë doktoruar jashtë dhe kur i kanë pyetur nëse dëshirojnë të kthehen në Shqipëri 49 përqind kanë thënë se do mendohen dhe 17% kanë thënë se po. Por mbi 90 përqind kthehen së paku një herë në vit për të mbajtur kontakte me familjen.
Vetëvendosja do të jetë qeveria e parë që për shqiptarët do hapë dyert. Dhe për ne kjo është më e rëndësishme. Në kosovë janë 17 ndërmarrje publike, vetëm 3 operojnë pa humbje. Jo se nuk vidhet aty, por nuk mund të vidhet. Janë 34 agjensi shtetërore që raportojnë në kuvend. Ne do të kemi 12 ministri. Populli i Kosovës ka nevojë të prodhojë 300 e 500 spartanë që t’i fusë në shtet dhe ta bëjë demokratik.
Shteti i dobët i Kosovës nuk e përballon dot një qeveri të korruptuar si kjo që kishim më herët. Ne duhet të mbledhim më të mirët që kemi jo vetëm nga Kosova po dhe nga Shqipëria, jo se janë prej këtij vendi apo atij, por sepse janë më të mirët.
Po u zgjodhëm ne, unë do thërras shqiptarët të vijnë në administratën e Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post