Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi po mban sot një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera foli edhe për standardet e zgjedhjeve që pritet të mbahen në 25 prill.
I pyetur nëse Shqipëria do të arrijë standartet e Kosovës në numërimin e votave, Celibashi tha se kjo është e pamundur në vendin tonë.
“Më vjen keq ta them që standardin e Kosovës nuk do ta arrijmë dot, pasi kjo është e lidhur me mënyrën e rezultatit atje, pasi ne kemi proces numërimi të përqendruar dhe atje numërimi bëhet në vendet e votimit.
Ne kemi dërguar një grup gjatë javës së zgjedhjeve në Kosovë, dhe ajo që më bëri mua përshtypje është se pyetjet që ne i bënim Kosovës, ishin të njëjtat me pyetjet që grupi i KQZ-së në vitin 2001 i bënte Danimarkës.
Për nxjerrjen e rezultatit ka një arsye objektive, por të paktën të arrijmë standardin e Kosovës në aspekte të tjera. Ishte për tu vlerësuar dhe qasja që patën secila prej partive politike në raport me rezultatin e numërimit të votave”, – u shpreh Celibashi.
Diskutime rreth kësaj post