Monika Kryemadhit gjatë një konference me gazetarët është pyetur nëse do të ketë një nismë për zhbërjen e minishengenit ballkanik kur opozita të vijë në pushtet. Kryemadhi është pro kësaj nisme sepse ajo është e mbështetur edhe nga BE dhe SHBA.
“Shqipëria ka qenë një faktor i rëndësishëm në Ballkan, ka pasur mbështetjen dhe vlerësimin e SHBA dhe BE në këtë kontekst, pasi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Rajonit. Çdo vendim i tillë duhet të bëhet duke u rakorduar me partnerët tanë ndërkombëtar” – përfundoi Kryemadhi konferencen e saj për media.
Diskutime rreth kësaj post