Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur për ngritjen e Komisionitpër shkarkimin e presidentit, deklaroi se si kreu i shtetit ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.
Meta tha se i është drejtuar Komisionit të Venecias, për të konstatuar shkeljet nga maxhoranca.
“Përfaqësues të Uashingtonit kanë qenë të paralajmëruar nga ana ime përpara se çështja të shkonte këtu. Presidenti ka kryer me përgjegjësi punën që i takon. Unë gjithmonë i referohem Kushtetutës, nuk i referohem as Uashingtonit, as Brukselit. Pala tjetër thotë se kemi folu r me partnerët. Unë i jam drejtuar Venecias, sepse isha i detyruar t’ia bëjë me dije Komisionit të Venecias shkeljet që ka bërë maxhoranca. Veprimet e mia kanë qenë publike dhe transparente. Unë kam besim të plotë se presidenti i i Republikës Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë gërmë për gërmë. Zoti Dvorani ka qenë i paralajmëruar që të mos shkelte ligjet dhe e ka bërë. Kjo maxhorancë nuk i është përmbajtur Kushtetutës. Unë si president do bëj detyrën time si present”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post