Ndërkohë që socialistët janë në ethe për të mësuar se cilët do të jenë ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 3’, Ervin Bushati, kryetari i PS-së për Tiranën i ftuar për emisionin “Breaking” shprehet se çështja nuk duhet parë si një luftë emrash, pasi kjo është një përgjegjësi e madhe.
“Nuk duhet parë si një luftë emrash. PS ka përgjegjësi të madhe. Ne nuk jeni thjesht për arsye të bindjeve arsyeje personale. Kjo është një përpjekje në ekip dhe e përbashkët. Sfida në të ardhmen duhet të jetë zhvillimi ekonomik, të kemi një shkëputje një herë e mirë nga tranzicioni, ku turizmi dhe shërbimet të jenë primare. Ritëm sa më të mirë për reformën në drejtësi, e treta në këtë mandat të tretë duhet më shumë transparencë e përgjegjësi me qytetarët, nuk kemi ne garë me partitë e tjera, por me Shqipërinë e qytetarët. A do të jemi më të mirët e vetes që besojnë se PS mund ta bëjnë”, – tha Bushati.
Ai shtoi se Rama duhet të balancojë të gjitha këto dimensione dhe në këtë kontekst me qytetarët dhe me opozitën.
Por a do ta pranonte një post ministror? Bushati la të nënkuptonte se nuk mund ta refuzonte dhe se për këtë ai ka qenë kapiteni moral i Tiranës.
“Kapiteni moral i Tiranës, do të më duhet të marrë një goditje më shumë, jam në rregull, edhe ndonjë detyrë jam në rregull. Qytetarët nuk janë në ankth për të marrë një emër. Janë duar të sigurta në qeverinë Rama 3. Më shumë ka të bëjë me filozofinë e ekipit se sa me emrat”, – theksoi Bushati.
Diskutime rreth kësaj post