Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se mazhoranca do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, me ose pa Sali Berishën.
Bushati u shpreh se Basha nuk ka guxim që të marrë një vendim në lidhje me Berishën, që mendon se do ta fusë PD në përplasje me SHBA.
“Ne nuk i zgjedhim dot kundërshtarët. Ata i voton votuesi i tyre. PS nuk vë kushte me emra. Kostoja që mund të marrë PD është kalkulim i tyre për të ardhmen. Ata nuk e kanë kuptuar që sot flitet për 2025, ne e kemi kuptuar”, tha ai.
“Basha nuk i paska kapacitetet për të qenë kryetar. Basha asnjëherë nuk ka hedhur hapin i pari, nuk është kryetar. Basha duhet të marrë një vendim të hedhë hapin e parë”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post