Ish-presidenti Bujar Nishani i pyetur nëse do ta mbajë postin e anëtarit të Këshillit Kombëtar në PD, është shprehur se respekton të gjitha vendimet e statutit të partisë, por se nuk do të pranojë kurrsesi që të keqpërdoret dhe të injorohet apo shkelet ky statut, që për demokratët është Kushtetuta.
“Respektoj vendimet e statutit të partisë, por nuk do të pranoj kurrsesi që të keqpërdoret, të injorohet apo shkelet ky statut, që për të gjithë demokratët është si Kushtetuta e vendit. Ne duhet të përshtatemi me kohën dhe sfidat e saj.
Sot në Partinë Demokratike duhet të niste procesi i përgatitjes për zgjedhjet e vitit 2025 apo për zgjedhjet lokale, por deri sot s’ka asnjë hap të tillë për të qenë të gatshëm për t’u përballur me këtë regjim. Dhe ky është shqetësimi im i vetëm për momentin.”, tha Nishani për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post