Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 është pyetur nëse do ta marrë mandatin e tretë Partisë Socialiste me kryeministër Edi Ramën.
“PS-ja ka konfirmuar aftësinë e saj për të forcuar shtetin, për të zhvilluar ekonominë dhe për këtë mjafton që të shikoni shifrat e punësimit. E gjithë balta e hedhur me të padrejtë ndaj Partisë Socialiste tregon që ata që paguajnë më shumë gjatë qeverisjes sonë janë më të pasurit.
Ne mendojmë më shumë për të varfërit dhe të mesmit sesa për të pasurit. Ne duhet të çelim një fazë të re të qeverisjes sonë dhe shohim si kundërshtar tonin jo Lulzim Bashën, por ato segmente të administratës publike që nuk kryejnë siç duhet shërbimet ndaj njerëzve.”-tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post