Pas 3 orësh në Prokurori ku dha deklarimet e tij, kreu i KED, Ardian Dvorani i paditur nga Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për media tha se: “nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar në zbatim të rregullave të kodit të procedurës penale më ka dërguar thirrjen dhe unë përmbusha detyrimin për tu dhënë përgjigje pyetjeve të tyre”.
Ndërsa i pyetur nëse do ta kallëzojë penalisht Presidentin Ilir Meta pas publikimit të videos dhe akuzave të shumta në drejtim të tij, Dvorani dha një përgjigje të prerë.
“Unë nuk jam në garë me kërkënd, nuk llogaris askënd, nëse ligji e Kushtetuta më imponon ta bëj një gjë të tillë do ta bëj”, u shpreh Dvorani.
Diskutime rreth kësaj post