Rudina Dembacaj foli këtë mbrëmje për pushimet familjare, si dhe batutat me Markun të cilat qarkulluan gjatë gjithë verës në medien rozë.
Ajo foli gjithashtu edhe për thashethemet e fundit lidhur me dasmën apo një shtatzëni të aluduar, të cilën e mohoi.
Dembacaj tha për Top Channel se shumë shpejt do ta shohim të veshur nuse, duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me eventin.
E pyetur nëse do ta ftonte ish-bashkëshortin në dasmë, aktorja e kaloi me sportivitet duke thënë:
“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj akoma se çfarë fustani do vesh njëherë. Seriozisht! Nuk i kam hyrë ndonjëherë këtyre mendimeve. Po mendoj akoma çfarë fustani, çfarë këpucësh… O Zot, ishalla s’ ngelem me barrë që ta kem belin e hollë”, tha me nota humori Rudina Dembacaj.
Diskutime rreth kësaj post