Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se nuk do të shtyhen zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht koronavirusit.
“Mos u shqetësoni, zgjedhjet do të jenë në 25 prill. Mezi po presim zgjedhjet, ne i duam dhe do t’i bëjmë më 25 prill. Asnjë vend nuk po i shtyn zgjedhjet.
Maqedonia, Amerika, të gjitha vendet që kanë pasur probleme me këtë punë, nuk i kanë shtyrë. Pritet që situata me Covid-19 të përmirësohet deri në prill”, tha Spiropali për Zonë e Lirë.
Diskutime rreth kësaj post