Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ka organizuar një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti që prej se kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike.
Në qendër të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai drejtoi pyetje ndaj të rinjve të pranishëm sa i takon pjesëmarrjes së ulët.
Njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’.
Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.
Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet
I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm
Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.
Diskutime rreth kësaj post