Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur në lidhje me të larguarit apo ata që janë përzënë nga PD. Zhupa tha se mirëpritet kontributi e tyre, ndërsa ka sqaruar edhe qëndrimin e këtij subjekti politik për ata që e shikojnë si interes personal dhe jo çështje ideali.
“Lulzim Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike. Nëse dëshira e dikujt është vetëm lista e kandidatit për deputet kjo tregon interesin e momentit e jo për një ideal. Mendoj se kësaj radhe balanca është bërë shumë mirë, sepse nuk ka më mirë se balanca që vendos anëtarësia, kjo e fundit e ka dy herë në dorë, të të nominojë dhe të të skualifikojë apo jo nga lista. Nuk mund ta zgjidhte këtë asnjë individ.
Bashës nuk mund ti thotë njeri pse kjo a pse ajo. Duhet të qëndrojmë sa më neutral në mënyrë të tillë që ata të bëjnë zgjedhjen e tyre të pandikuar, dhe në fund të nxjerrim edhe mësime. Neve sot, mua psh kam një nga degët, sot filluam punën dhe si ditë e parë vijuam mirë. Në fund do të bëjmë një rezyme nëse ka gjëra për t’u përmirësuar.
Mendoj se copy ishte me njerëz që kishin eksperienca të ndryshme që vinin për të kontribuar në PD. Nuk i mungojnë PD intelektualët, pedagogët, shoqëria civile, gazetarët. E mbështesin dhe e mbështesin vazhdimisht, këto kontribute duhet të përkthehen qoftë në parlament qoftë në bashkitë. Ajo që i mungon PD-së është se sot nuk gjen një kriminel, të gjithë të tjerat, profesionet, njerëzit me integritet janë aty. Janë të mirëpritur të gjithë sipas asaj ku e shikojnë veten por edhe aty ku anëtarësia e fton për të kontribuar”, tha demokratja.
Diskutime rreth kësaj post