Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj e pyetur se çfarë do të ndodhë me partinë e tyre pas largimit të Metës nga Presidenca, i befasoi të gjithë me përgjigjen e saj.
-A do ndryshojë LSI kur Meta të mbarojë mandatin e tij si president?
-Deri sa të vijë ky moment, LSI duhet të jetë partia Queen që duhet të marrë forcën reale në politikë. Përsa i përket Presidentit të Republikës, ka një rol shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje pasi ai e ka shprehur në disa nga daljet e tij që do jetë garant i Kushtetutës dhe me anë të saj do garantojë me anë të gjithë mekanizmave ruajtjen e votës dhe ruajtjen e vullnetit të popullit për të shkuar te kutia e votimit me të drejtën që ai ka pa e shtrembëruar këtë votë. Zoti Meta së pari ka detyrën ta mbyllë si President i Republikës duke i dhënë gjithë sharmin dhe vlerën, dhe të çlirohemi nga e keqja e madhe duke i dhënë fund kësaj autokracie.
Diskutime rreth kësaj post