Kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së, Ilir Meta u shprehën të sigurtë në fitoren e 14 majit, teksa u pyetën a do të mbajnë përgjegjësi nëse humbasin.
Pyetje:
Do mbani përgjegjësi për humbjen?
Berisha: Me Bashën vetëm humbje ka pasur. Me Berishën marrëveshjet janë vetëm fitore. Dëshmia më flagrante është incidenti Basha.
Meta: Madje fitore duke pasur kandidat Bashën. Ka përfunduar njëherë e mirë koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Rama para se ajo të fillonte. Kjo është një ndeshje e vërtetë, është ekzistenciale për qytetarët tanë. i shohim efektet e shpopullimit, janë të tmerrshme. Është shume e qartë kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje. Është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen.
Diskutime rreth kësaj post