Ditën e sotme Qeveria mbajti një mbledhje në Golem të Durrësit. Por, në një kohë kur shumë pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, qeveria ende nuk ka vendosur nëse do të ketë shpërblime për pensionistët.
Lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama, gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit tq qeverisë, tha se ditën e nesërme do të merret vendimi nëse do të ketë shpërblime për pensionistët.
Numri një i qeverisë deklaroi se gjithçka do shihet duke u bazuar tek gjendja në të cilën ndodhet vendi, ndersa shtoi se; “Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet”.
“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë dhe do të flasim për këtë. Çka na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm do të thosha, jo të frenuar. Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet dhe sigurisht që pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta harrojmë ose neglizhojmë. Por nga ana tjetër jemi të kujdesshëm që do ta përballojmë rindërtimin, qoftë edhe vet. Ndaj duhet të presim dhe rezultate e Konferencës së Donatorëve për fondet, në mënyrë që të kemi një qartësi se sa do të jetë barra jonë në barrën e përgjithshme. Do të komunikojmë në vijim. Është pyetje me vend dhe është një shqetësim që e kam të qartë dhe të fortë.”, pohoi Rama. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post