Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi politik me kryeministrin Edi Rama. Kryemadhi thotë se ofertave politike të Ramës u ka ikur koha.
“Mendoj që ofertave të Edi Ramës për qeverisje jo vetëm u ka ikur koha, por çdo ofertë e Edi Ramës do ta shikoja si një dhunim që i bëhet një të dhunuari përsëri. Shqiptarët duan që të kthehen dhe të jetojnë në Shqipëri. Mendoj se mjekët dhe shqiptarët të punojnë në shoqëri. Këtë duan shqiptarët. Shqiptarët duan punë dhe ekonomi”, – tha ajo.
Ajo iu përgjigj kritikave të adresuara ndaj LSI-së, ku një pjesë e qytetarëve e etiketojnë atë si parti klienteliste. Kryemadhi theksoi se LSI-së i mbron njerëzit e saj dhe u jep përparësi të rinjve.
“LSI ka prishur rehatllëkun politik të strukturave të mëdha. Nuk e shikoj si të keqe klientelizim njerëzor, por LSI është fokusuar tek klientelizmin tek ecja përpara dhe punësimi i të rinjve dhe të rejave. LSI i mbron njerëzit e saj, dhe kur është puna për të dënuar një veprim të gabuar, LSI e ka ndëshkuar dhe ka marrë përgjegjësinë”, – tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post