Pasuritë e zyrtarëve të Rilindjes janë të pallogaritshme, e nisin që nga drejtori me pozitë më të vogël në klanin mavi e deri tek ai madhori.
Kandidati i PS për Shkodrën në këto zgjedhje lokale është Benet Beci. Ish-kreu i KESH e FSHZH, koka e vjedhjeve në sektorin energjitik e atë urbanistik, synon të marrë bastionin veror më 14 Maj.
Beci në politikën shqiptare ka një pozicionim si kameleon i ngjyrave partiake pasi fillimisht ka bërë “bankën” e parave të PD në krye të FSHZH e më pas Lupenin rilindas në PS në krye të KESH. Për të gjithë ata që s’e mbajnë mend, Beci ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2013 nën siglën e demokratëve, e tashmë për kandidon për kryetar bashkie me socialistët.
Për këtë, mavitë e blutë, me plot gojën lirisht shprehen se “Beci shkon aty ku qarkullon parja”.
Pjesën që i ka tepruar nga sasitë e mëdha monetare nga vjelja e taksave të qytetarëve, i ka konvertuar në thasë mielli dhe e quan veten bamirës të Shkodrës duke ua shpërndarë të varfërve në këmbim të votës.
Thuhet se një pjesë të madhe të ardhurash i ka investuar po ashtu në një format televiziv momentalisht popullor për të rregulluar imazhin për zgjedhje, duke përcjellë nëpërmjet personazheve të këtij formati tek votuesit shkodranë, imazhin e filantropit e “njeriun e mirë”.
Aq të bollshme janë pasuritë monetare e të patundshme që ka grumbulluar Beci nëpërmjet taksave të shqiptarëve gjatë viteve si drejtor i KESH e FSHZH, sa nuk di si të fshehë vilat që rreshtohen nga Shkodra në veri, e deri tek Gjiri i Lalëzit në Shqipërinë e Mesme për të përfunduar pak kilometra larg Tiranës, sapo kalon Kombinatin.
Vila e shumëpërfolur e Becit në fshatin Prush me sipërfaqe mbi 900 metra katrorë ka disa facilitete që një qytetar i thjeshtë nuk gëzon t’i ketë. Fillimisht ajo ndodhet në një zonë të veçuar të shtrirë mes pyjeve, larg objekteve të tjera në zonë. Kjo pasi Beci i ka bërë një kërkesë të veçantë ÇEZ për t’u furnizuar me energji elektrike individualisht me më shumë fuqi, i shkëputur nga kutia energjitike e banesave të tjera në Prush.
Rruga e fshatit është e shtruar për hatër të vilës së Becit, në mënyrë që rilindasi madhor të mos lërë gomat e mjetit të tij luksoz në gropa, ashtu si banorët e fshatrave të Tiranës që për dekada vuajnë për çakull.
Nisur që nga dera e hekurt e jashtme e vilës, ndriçimi e deri tek grilat e dritareve, gjithçka funksionon me telekomandim. Beci ka ndërtuar pa asnjë dyshim një prej vilave më luksoze të rrethinave të Tiranës e jo vetëm.
Pikëpyetja më e madhe që bie në këtë mes është se: A është gati Benet Beci të shesë vilën në Prush nëse bëhet kryebashkiak i shkodranëve… duke qenë se i duhen 4 orë në ditë vajtje-ardhje nga Shkodra për të mbërritur në sarajin e tij luksoz?! Ashtu siç e përmendëm më lart, Beci është bekuar nga taksat e shqiptarëve falë dorës së Edi Ramës edhe me një vilë dy katëshe me vlerë mbi 300 mijë euro në Gjirin e Lalëzit.
Vila e gjendur në resortin e pasanikëve, komshi me disa eksponentë të PS, ka pësuar një rritje në madhësi që kur Beci vendosi ta zgjeronte duke i bërë një shtesë gjigante sikundër vilat e rjera në resort që kanë mbajtur përmasat fillestare të ndërtimit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post