Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Në seancën e kësaj të enjteje këta deputetë nuk do të mund të marrin pjesë sepse janë të përjashtuar, por të tjerë nga grupi i Berishës mund të paraqiten.
Gazetari Ardit Hoxha tha se kjo do të jetë një zgjedhje e tyre apo një vendim që do të merret në mbledhjen e kryesisë ose të grupit parlamentar.
“Pra, të dyja këto mbledhje, kryesia sot dhe grupi parlamentar do të vendosin për aksionin që do të ndërmarrë zoti Berisha për ditën e enjte,” – u shpreh Hoxha.
Gazetari tha se pritet të shihet nëse të gjithë mbështetësit e Berishës do të jenë në protestë, apo do të ketë një ndarje edhe mes një pjese që do të shkojnë në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post