Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është pyetur lidhur me marrëdhëniet që do të vijojë të ketë Shqipëria me federatën ruse. Basha tha në “Opinion” se nëse ata nuk normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën, madje shërbejnë si nxitës të konflikteve, nuk do të ketë marrëdhënie të mira bilaterale.
Pyetje: Dy ditë më parë ambasadori rus dha një intervistë, ku u shpreh në mënyrë indirekte me simpati për qeverinë para 2009 dhe indirekt uron për një qeveri të re. cila do jetë marrëdhënia juaj me Rusinë? Mendoni të firmoset një traktat i miqësisë që është sigluar në 2004?
Basha: Në kohën e PS është sigluar një traktat, i cili për arsye të qarta nuk është ratifikuar nga qeverisja e PD. Jo vetëm kaq, por PD dhe unë kemi një qendrim shumë të qartë ndaj Federatës ruse. Sa kohë nuk normalizon situatën me Kosovën, përkundrazi, shërben si një katalizator për mosnjohjen e Kosovës, mos të presë asnjë përparim të marrëdhënieve bilaterale. Të tjerat janë dokrra hini dhe diversione.
Diskutime rreth kësaj post