Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, e cilëson si proces të jashtëzakonshëm votimin në Partinë Demokratike, ku së fundmi, gjatë së shtunës u zgjodh Kryesia e re.
I pyetur nëse do të bashkohet dhe Ilir Meta me Partinë Demokratike, Bumçi tha se ai është stof për partinë e tij dhe nuk do të vijë në PD.
“Është LSI, forca e tretë në Shqipëri dhe ato 107 mijë vota, janë vota opozitare që do i shërbejnë popullit opozitar, opozitës shqiptare, ne do mbledhim këdo që është opozitare, edhe partinë e fundit që ka 3 mijë vota.
Trungu i madh është PD, rreth të cilës organizohet koalicioni. Edi Ramës duhet t’i shkurtohen ditët, për të përfaqësuar çdo ndjeshmëri. Edi Rama i frikësohet njerëzve të lirë që votojnë pa interes.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post