Largimi nga Shqipëria i ish ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një moment të nxehtë hetimesh ka ndezur edhe më tepër debatet duke lënë shumë vend për aludime sa i takon gjykimit të tij. Por ish kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj nënvizon se mungesa e tij nuk e cenon aspak hetimet e Prokurorisë nga ana juridike.
“Nuk mendoj se mungesa e tij do pengonte hetimet. Për aq kohë sa nuk kishte pengesë për të lëvizur lirshëm, normalisht është e drejta e tij.”- tha Imeraj
Pyetjes së pashmangshme sesa vite burg rrezikon Ahmetajn nëse vërtetohen akuzat që rëndojnë ndaj tij, Imeraj i dha një shifër jo të ulët.
“Nëse hetimi deri në fund që jem përballë këtyre veprave penale, ateherë jo më pak se 10 vjet burg.”- tha ajo
Një koment e dha edhe për ‘konspiracionet’ e politikës nëse SPAK do ‘godasë’ nga mazhoranca apo opozita.
“Prokuroria nuk sheh dhe nuk ka asnjë lloj arsyeje për të parë nëse subjekti i dyshuar është i majtës apo të djathtës. S’ka vlerë të shtuar nesër është pjesë e opozitës apo pozitës.”- tha Imeraj.
Diskutime rreth kësaj post