Gjykata e Apelit, e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të infermiereve që ushtruan dhu në ndaj të moshuarës në Pejë.
Gjykata e Pejës, më 2 Nëntor, kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi të përfshira në rastin ku shihej një e moshuar, duke u dhu nuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë.
Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka angazhuar dy prokurorë të shtetit.
Pamjet çnjerëzore teksa rrahet e moshuara kanë trоonditur vendin, por për këtë rast kanë raportuar edhe mediat e rajonit dhe ato botërore.
“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja Aurona Pelaj që e rrah me shuplaka e me shqelma të moshuarën në Pejë, teksa koleget e saj qeshin me zë të lartë.
Ndryshe, Sinjali javë më parë ka publikuar detaje ekskluzive nga arsyetimi i Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri të dyshuarave, për të cilat thuhet se gjithë aktin e shëmtuar e kishin planifikuar paraprakisht.
Diskutime rreth kësaj post