Pas disa ditesh te thata pa shi, reshjet do te rikthehen ne vend.
Sipas parashikimit te ofruar nga Meteoalb, dita e neserme do te jete me kthjellime por ne oret e pasdites do te shtohen vranesirat qe me pas do te sjellin shi.
E diela do te jete nje dite me shi. Me poshte keni parashikimin per dy ditet e fundjaves.
E SHTUNE:
Deri vonë pasdite vendi mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Veriore.
Mbrëmja do shtojë vranësirat në territor duke sjellë vonë në mbrëmje dhe gjatë natës shira në zonat Veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në zonat malore por mbeten thuajse konstante në ultësirën perëndimore.
E DIEL:
Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore.
Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.
Diskutime rreth kësaj post