Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier.
Siç bëhet e ditur nga policia, Oltjon Buzi, 22 vjeç, banues në Kallm, Fier, është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, ku ai është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj.
Policia ka arrestuar, të riun, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Diskutime rreth kësaj post